Kronikë

“Janë paguar 1 mln euro”, babai i Andi Malokut letër të hapur Ramës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:15 - 17/06/20 |
Al Do

Ngjarja e 1 nëntorit të vitit 2019 ku mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja, shtetasi Landi Muharremi dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku ka mbetur ende e pazbardhur.

Babai i Andi Malokut, i ka dërguar një letër të hapur Kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ambasadorëve Luigi Soreca e Yuri Kim.

Ai kërkon që institucionet të veprojnë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje e cila sipas tij po përpiqet të mbyllet pa u gjetur autorët.

Në letrën e tij ai shkruan se një ditë para se të ndodhte atentati Julian Sulaj apo siç njihet ndryshe si “Juli i Pashakos”, është larguar në drejtim të Kosovës i shoqëruar nga Redjan Rraja.

…kalimi i “Julit të Pashakos” në Kosovës është bërë falë ndërhyrjes së Drejtorit të Policisë Lezhë Gerti Mitri, ky i fundit i emëruar nga Erion Braçe, nën ndikimin e ish-deputetit Frrok Gjini dhe lidhje e ngushtë e Juljan Sulës. Gerti Mitri, ka bërë ndërhyrjet për kalimin e tyre sa më shpejt në territorin kosovar, fakte këto që dalin nga kamerat në dosjen hetimore. Edhe sot pas gjashtë muajsh që ka ndodhur ngjarja, asnjë nuk foli asnjë fjalë se kush ishin këto dosje, të kujt ishin, a ishin ato dosje apo materiale të tjera, që nxitën të gjithë mekanizmin shtetëror, që në vend të merrej me zbulimin e ngjarjes, ndërkohë flisnin. Në fund të fundit pse nuk u arrestua prokurori, meqe ishte në shkelje të ligjit…”.

Genci Maloku pretendon se vrasja e djalit të tij, në atë kohë shoferi i ish-prokurorit Ndoja, nuk po zbardhet pasi janë paguar 1 milion euro për zhdukjen e provave.

Nga ana e Redjan Rrajës, në ambientet e paraburgimit është deklaruar se me ndërhyrjen që kemi dhe me pagesën prej 1 milion eurosh të bërë nga ana e Plaurent Dervishit për ta mbyllur këtë ngjarje, nuk do të ekzistojë asnjë provë në finale”, shkruan Maloku.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga babai i 23-vjeçarit ka të bëjë edhe me AND-në e Orges Bilbilit, cili u kap rastësisht gjatë një kontrolli të Policisë dhe është një i dyshuar në vrasje.

“Si ka mundësi që nuk i është bërë ende ADN-ja Orges Bilbilit, autor i dyshuar në ngjarje, me pretendimin se nuk ka kite laboratorike, për një ngjarje të rëndësisë së tillë?”

Më tej Genci Maloku, akuzon drejtpërdrejt zv/kryeministrin e vendit Erion Braçe si personin përgjegjës të kësaj çështje dhe si njeriun që po ndërhyn me qëllim mos zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“A  mundet që një person i vetëm që paska cilësinë e zv/kryeministrit, i vetëm apo nën ndikimin e ndokujt tjetër, që të pengojë haptazi në kundërshtim me ligjin, zbardhjen e kësaj ngjarjeje kriminale…”-thotë Genci Maloku.

Për këtë ngjarje janë arrestuar deri tani dy persona: Redjan Rraja dhe Arjol Halilaj. Të dy ata kanë bërë disa kërkesa në gjykatë për ndryshim të masave të sigurisë, kërkesa të cilat janë rrëzuar. / Opinion.al

Pas