Bota

Trump shpall emergjencën kombëtare, kërcënohet nga teknologjia e huaj


               Publikuar në : 08:46 - 16/05/19 |
xhu lia

Presidenti i SHBA, Donald Trump  ka shpallur gjendjen e emergjencës Kombëtare për të mbrojtur rrjetet e kompjuterave amerikanë nga kundërshtarët e huaj.

Ai ka firmosur një urdhër ekzekutiv, i cili ndalon kompanitë amerikanë të përdorin teknologji të huaj, të cilat besohet se paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare.

Ndonëse në urdhër nuk cilësohet asnjë kompani, BBC shkruan se besohet që kjo kompani është Hauwei. Gjiganti kinez i teknologjisë është shprehur se kufizimi në biznes me Amerikën do të dëmtonte vetëm konsumatorët dhe kompanitë amerikane.

Disa shtete të udhëhequr nga SHBA kanë ngritur shqetësime  muajt e fundit se produktet Huawei mund të përdoren nga Kina për mbikëqyrje./Opinion.al/

 

Pas